Ekspozita “Hot Tabu”
“Seksualiteti eshte i kufizuar nga tabute. Erotizmi vlon pikerisht ne transgresionin e ketyre tabuve. Ne erotizem deshira eshte ajo qe triumfon mbi tabune, duke presupozuar keshtu njeriun ne konflikt me veteveten.”~ Georges Bataille, Erotizmi: Vdekja dhe Sensualiteti (1962)“Tabuja” eshte padyshim nje nga principet me te rendesishme organizuese te sjelljes njerezore, e cila historikisht ka perkufizuar konturet mes se shenjtes dhe ordineres, se mundures dhe se pamundures, heshtjes dhe shprehjes, se mires dhe se keqes. Sigurisht, tabute marrin trajta te ndryshme ne shoqeri te ndryshme, por mund te flitet gjithesesi per nje tabu universal mbi sjelljen seksuale, mbi erotizmin. Dhe ndoshta eshte pikerisht pesha qe mbart tabuja mbi erotizmin ajo qe ka bere erosin nje subjekt historikisht mjaft te levruar ne fusha te ndryshme te artit, duke nisur qe nga periudha Paleolite me vizatimet dhe gdhendjet e shpellave e deri tek punet e artisteve bashkekohore te cilet, mes te tjerave, e kane trajtuar erosin ne saje te fenomeneve te ndryshme sociale si jane konsumi, feja, politika apo ligji.
Ne kontekstin shqiptar, shprehje publike te erotizmit, si ne sjellje, si ne art, kane qene prehe e tabuve strikte. Gjate periudhes komuniste, edhe pse artistet jo rralle e trajtonin trupin (sidomos ate femeror) fshehur ne studiot e tyre, kostot ndeshkuese nese keto pune zbuloheshin apo beheshin publike ishin teper te larta. Arti zyretar i realizmit socialist nuk mbeshtese shprehje eksplicite te erotizmit, edhe pse ai ishte padyshim i koduar me qendrimet ideologjike te sistemit mbi trupin, njeriun dhe seksualitetin. Ne periudhen e menjehershme mbas-komuniste, shume artiste pruren pune qe tentuan te subvertonin tabute e se kaluares - mes tyre dhe seksualiteti - edhe per t’u afruar me modernizmin perendimor. Ndersa kohet e fundit, stafi jone ka vene re se trajtimet e seksualitetit ne art jane si te rralla ashtu edhe te “padukshme,” ndaj nje nga qellimet e ekspozites “Hot Tabu” eshte te nxjerre ne pah dhe prezantoje publikun me punet e pese artisteve qe marrin persiper te trajtojne kete subjekt.
Pak fjale mbi punet e artiseve pjesemarres. Heldi Pema sjell figuren femerore ne stade te ndryshme vete-kenaqesie e cila i kryen keto akte gjithesesi e maskuar, nje metafore kjo, pse jo, per gjykimin shoqeror apo edhe vetiak mbi kete sjellje, i cili ndoshta e ben aktin akoma me eksitues, te pakten sipas Bataille. Nga ana tjeter, Anila Shapalaku sjell subjekte pozuar ne menyre formale, mbi trupat e se cileva ajo shtresezon elemente tradicionale te kultures shqiptare me ekspozime grafike te trupit per te theksuar prezencen e gjithanshme te epshit edhe ne shoqeri te ashtuquajtura tradicionale. Agron Mesi perfaqesohet me skica nga ditari i tij, skica te cilat nuk jane bere me qellim per t'u ekspozuar por me teper si shprehje momentale te fantazive personale te autorit. Toni Milaqi sjell “snapshots” te trupit dhe marredhenieve seksuale te abstraguara nga emocionet dhe sensualiteti, elemente qe shoqeria i mitizon si domosdoshmerisht te nderlidhura me seksin. Ndersa Olson Lamaj vjen me nje sere pikturash me korniza te vjetra te cilat ne te kaluaren konturonin foto familjare. Lamaj jo vetem rishenjeson kornizat dhe temen e pikturave, por gjithashtu tenton te theksoje paragjykimin dhe heshtjen qe, pergjithesisht, tipizojne perqasjet e familjeve shqiptare mbi seksin.
“Hot Tabu” nuk tenton domosdoshmerisht te provokoje publikun te thyeje tabu. Kjo, padyshim, do te ishte nje teze jo vetem ambicioze por edhe tendencioze. Synimi jone eshte ta nxitim publikun te shqyrtoje forcat sociale dhe vetiake mbi keto tabu, e pse jo, duke iu referuar citatit te lartpermendur te Georges Bataille, ta sjellim ate ne konflikt te brendshem me veteveten duke e perballur me shprehje te deshires erotike.
Nessun commento:
Posta un commento